<?xml version="1.0"?>
<rdf:RDF xmlns:rdf="http://www.w3.org/1999/02/22-rdf-syntax-ns#" xmlns:dc="http://purl.org/dc/elements/1.1/"><rdf:Description rdf:about="https://revis.openscience.si/IzpisGradiva.php?id=4846"><dc:title>Property rights inheritance for women in Kosovo</dc:title><dc:creator>Macula,	Elena	(Avtor)
	</dc:creator><dc:creator>Zejnullahu,	Njomeza	(Mentor)
	</dc:creator><dc:description>Qëllimi kryesor i këtij projekti është që të hulumtojë dhe trajtojë çështjet, të cilat lidhen me të drejtat e trashëgimisë pronësore të grave në Kosovë. Kjo temë e diplomës hulumton ndikimin e traditës zakonore, arsimit, vështirësive dhe qëndrimeve të gravenë Kosovë, në të drejtat pronësore trashëgimore. Kjo temë e diplomës përqendrohet kryesisht në Kosovë dhe në zhvillimin historik të së drejtës pronësore, zakonore dhe trashëgimore që e ka përcjellë kryesisht popullin shqiptar në të kaluarën dhe pozitën e gravenë shoqëri ndër vite. Ky punim diplome përpiqet që të ofrojë një analizë teorike për ndikimin e qëndrimeve dhe praktikave tradicionale, dhe rolin e gruas në shoqërinë kosovare mbi të drejtat pronësore trashëgimore dhe arsyen e heqjes dorë nga trashëgimia. Kjo është një ndër arsyet kryesore se pse ky studim është i rëndësishëm dhe me anë të këtij studimi ne do të përpiqemi që të paraqesim gjendjen reale dhe praktikat momentale të sjelljes së grave në çështjet trashëgimore, duke u ndihmuar njëkohësisht mbi vetëdijesimin se ekzistojnë ligje, të cilat i mbrojnë dhe ju japin autoritet të plotë. Ky punim diplome do të jetë i rëndësishëm po ashtu për të sjellë sa më shumë vëmendje, duke u nisur nga institucionet qeveritare e deri tek qytetaret dhe gjinia femërore për të rritur ndjeshmërinë ndaj rasteve, të cilat kanë të bëjnë me çështjet gjinore dhe trashëgiminë pronësore.</dc:description><dc:publisher>[E. Macula]</dc:publisher><dc:date>2016</dc:date><dc:date>2018-08-17 09:00:34</dc:date><dc:type>Diplomsko delo/naloga</dc:type><dc:identifier>4846</dc:identifier><dc:language>sl</dc:language></rdf:Description></rdf:RDF>
