Repozitorij samostojnih visokošolskih in višješolskih izobraževalnih organizacij

Iskanje po repozitoriju
A+ | A- | Pomoč | SLO | ENG

Iskalni niz: išči po
išči po
išči po
išči po

Možnosti:
  Ponastavi


1 - 1 / 1
Na začetekNa prejšnjo stran1Na naslednjo stranNa konec
1.
Gjykimet e krimeve të luftës në Kosovë dhe krijimi i dhomave të specializuara
Arita Gërxhaliu, 2018

Opis: Një hulumtues duhet të jetë i inspiruar dhe i motivuar nga një moment apo event i caktuar në mënyrë që ta përfundojë një hulumtim me sukses. Duke konsideruar se lufta në Kosovë la pasoja të mëdha pas vetes, pasoja këto të cilat kanë gjurmë sot e kësaj dite, 19 vite që kur ka përfunduar, atëherë mund të themi se burimi i inspirimit bazohet në këtë fakt. 19 vite pas luftës ku mbetën të vrarë 13.500 persona e 6400 persona të zhdukur (aktualisht 1652), disa nga kryerësit e këtyre veprave çnjerëzore ende bredhintë lirë, disa nga ta po përballen me akuzat e prokurorisë në një proces gjyqësor mjaft prolongues, e disa të tjerë edhe po e vuajnë dënimin. Nuk mjaftuan 19 vite që Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi (TPNJ), misionet ndërkombëtare e gjykatatvendore të vinin para drejtësisë të gjithë kryerësit e këtyre krimeve kundër njerëzimit. Ky hulumtim do të ofrojë një analizë teorike dhe statistikore për rolin e gjykatave ndërkombëtare, si dhe atyre vendore, në trajtimin e rasteve të krimeve të luftës në Kosovë në luftën e fundit të vitit 1998-1999. Pasojat që la kjo luftë në tanimë Republikën e Kosovës, sot e kësaj dite janë të vështira për tu kujtuar nga secili qytetar i kësaj Republike që e përjetoi atë. Numri i madh i të vrarëve, numri i madh i të zhdukurve e dëmet enorme materiale që u shkaktuan nga forcat paramilitare serbe, bëjnë që sot e kësaj dite Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë të mos gjejnë një gjuhë të përbashkët drejt përfundimit të procesit të dialogut në mes të këtyre dy shteteve. Proceset gjyqësore të rasteve të kësaj natyre nuk kanë treguar efikasitet të lartë, madje janë treguar edhe mjaft prolonguese. Por, se cilët janë faktorët kyçqë kanë ndikuar në prolongimin e këtyre proceseve gjyqësore, i kemi elaboruar detajisht brenda punimit.Si metodë studimi, ne kemi përdorur metodën kualitative, metodën e analizës, atë statistikore, vrojtuese dhe të krahasimit.
Najdeno v: osebi
Objavljeno: 27.09.2018; Ogledov: 1671; Prenosov: 121
.pdf Celotno besedilo (770,99 KB)

Iskanje izvedeno v 0 sek.
Na vrh