Repozitorij samostojnih visokošolskih in višješolskih izobraževalnih organizacij

Iskanje po repozitoriju
A+ | A- | Pomoč | SLO | ENG

Iskalni niz: išči po
išči po
išči po
išči po

Možnosti:
  Ponastavi


1 - 1 / 1
Na začetekNa prejšnjo stran1Na naslednjo stranNa konec
1.
Të drejtat e pronësis intelektuale në Kosovë
Benet Kastrati, 2018

Opis: Që një hulumtues apo studiues të finalizojë një studim apo hulumtim, kërkohet frymëzim dhe inspirim. Pra, frymëzimi dhe inspirimi janë pjesë të pandashme të një hulumtimi. Andaj, edhe ne personalisht jemi frymëzuar që të bëjmë një hulumtim dhe të elaborojmë temën për të cilën jemi përzgjedhur si; Të Drejtat e Pronësisë Intelektualë në Kosovë, ku më pas jemi inspiruar që të shkruajmë për sfidat dhe vështirësitë e së Drejtës Intelektuale në Kosovë. Vlen të theksohet se është e pamundur që të kryhet një studim, nëse nuk bëhet hulumtim i detajuar lidhur me fushën të cilën e përzgjedhim në një studim. Në këtë rast, ne jemi përpjekur që të bëjmë analizë të detajuar, duke e krahasuar këtë fushë me vendet e tjera, si vendet në zhvillim, vendet në tranzicion e kështu me radhë, duke i krahasuar ligjet, implementimin e këtij ligji, si dhe hartimin e strategjive të së Drejtës së Pronësisë Intelektuale në Kosovë. Analiza është kryer, duke bërë rishikim të thuktë të literaturës, duke vënë në pah se çfarë mendojnë autorët dhe dijetarët e tjerë rreth kësaj fushe. Gjithashtu, e kemi ngritur edhe pyetjen tonë kërkimore hulumtuese si në vijim: A është ballafaquar Kosova me sfida në implementimin e ligjit të së Drejtës së Pronësisë Intelektuale në Kosovë dhe cilat kanë qenë vështirësitë?Për ta fuqizuar pyetjen kërkimore hulumtuese, ne gjithashtu kemi parashtruar edhe pyetjen hulumtuese ndihmëse se a është hartuar në mënyrë të drejtë strategjia e kësaj fushe dhe a janë duke i kushtuar rëndësi të madhe kësaj strategjie krijuesit e veprimtarive të ndryshme në Kosovë. Qëllimi kryesor i temës është që të analizojmë mbrojtjen e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale në Kosovë, duke e bërë një krahasim me vendet e tjera, sepse kjo çështje nuk është çështje që i përket vetëm vendit tonë, sepse mbrojtja e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale nuk përbën më vetëm një çështje të një vendi, por është pjesë përbërëse dhe e pandarë e zhvillimeve rajonale e ndërkombëtare. Realizimi me efektivitet i kësaj mbrojtje tashmë përbën një shqetësim mbarëbotëror, për arsye të mundësive të mëdha që ekzistojnë për realizimin e shkeljeve, si rrjedhojë e zhvillimeve globale, përfshirë ato teknologjike. Sistemi i mbrojtjes së Pronësisë Intelektuale është i bazuar në një rrjet bashkëpunimi ligjor dhe ndërinstitucional kombëtar dhe ndërkombëtar, sepse pronësia intelektuale është term që përdoret për t'iu referuar llojeve të ndryshme të objekteve, të cilat janë krijime të mendjes njerëzore, gjegjësisht intelektit njerëzor. Tërësia e veprimtarisë në kuadër të implementimit të standardeve ndërkombëtare në mbrojtje të Pronësisë Intelektuale, është sigurimi i të drejtave të Pronësisë Intelektuale, mirëfunksionimi i sistemit gjyqësor, si dhe një infrastrukturë moderne e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Në lidhje me Pronësinë Intelektuale, Strategjia Kombëtare sugjeron që sistemi duhet të inkurajojë transferimin e teknologjisë përmes tregut të transferimit të teknologjisë, në veçanti me shitjen dhe blerjen e teknologjisë së mbrojtur me patentë. Këto elemente teorike dhe ligjore me karakter ekonomik dhe moral, duhet të respektohen si një pjesë e rëndësishme e pasurimit të prodhuesve intelektualë. Në këtë këndvështrim, studentët luajnë një rol mjaft kyç në shpërndarjen e njohurive dhe sensibilizimin e gjerë mbi konceptet juridike dhe ekonomike të Pronësisë Intelektuale. Në këtë hulumtim, si metodë hulumtuese është përdorur metoda kualitative. Arsyeja e përzgjedhjes së kësaj metode është shumë e thjeshtë, duke u nisur nga fakti që kjo metodë lejon që të intervistohen vetëm ekspertët e kësaj fushe. Si instrument hulumtues, është përdorur pyetësori dhe janë përpiluar pyetjet në bazë të pyetjes kërkimore hulumtuese. Fokus grupi ka qenë i shtresuar, respektivisht është përzgjedhur një grup i vogël nga vetë ne . Dhe në fund të këtij hulumtimi, janë paraqitur rezultatet të cilat kanë qenë mjaft të kënaqshme, për të na mundësuar që të arrijmë pa kurrfarë vështirësie deri tek testimi i rezultateve, si dhe që të arrijmë me një konkluze të saktë dhe të japim rekomandime tona të duhura.
Najdeno v: ključnih besedah
Ključne besede: pronësia intelektuale, E drejta e autorit, Qellimi, sistemi monitorimit, plani veprimit, mbrojtja
Objavljeno: 23.01.2019; Ogledov: 1929; Prenosov: 112
.docx Celotno besedilo (242,80 KB)

Iskanje izvedeno v 0 sek.
Na vrh