Repozitorij samostojnih visokošolskih in višješolskih izobraževalnih organizacij

Iskanje po repozitoriju
A+ | A- | Pomoč | SLO | ENG

Iskalni niz: išči po
išči po
išči po
išči po

Možnosti:
  Ponastavi


11 - 20 / 57
Na začetekNa prejšnjo stran123456Na naslednjo stranNa konec
11.
The methods used during the recruitment and selection of the new staff that affect the productivity of the construction companies in Prishtina and its region
Vigan Kazagiqi, 2016

Opis: Qëllimi i këtij studimi ështëqëtëkuptojmëse si bëhet procesi i përzgjedhjes dhe rekrutimit nëkompanitëndërtimore nëPrishtinëdhe sa i kushtohet rëndësi këtij procesi,nga ana e kompanive private ndërtimore. Gjatëkëtij studimi do tëmësojmëse kush ështëpërgjegjës për menaxhimin e resurseve humane nëkompanitëndërtimore nëPrishtinë, si arrihet deri tek vendimi se kompanisëi duhen punëtorëtërinj, metodat tëcilat përdoren për rekrutimin e punëtorëve nga ana e saj, gjithashtu do tëmësojmësi bëhet përzgjedhja e kandidatittëduhur për njëvend tëcaktuar tëpunës, metodat tëcilat përdoren gjatëprocesit tëpërzgjedhjes dhe krejt nëfund do tëbëjmënjëkrahasim tëkompanive,tëcilat do tëpërfshihen nëkëtëstudim,për tëkuptuar se cila nga kompanitëështëmëe organizuar për sa i përket procesit tërekrutimit dhe përzgjedhjes sëstafit tësaj. Si metodë hulumtuese është përzgjedhur metoda kualitative me intervista tëstrukturuara. Numri total i kompanive tëintervistuara është 5 dhe personat,tëcilët do tëintervistohen do tëjenëpersonat përgjegjës për proceset e përzgjedhjes dhe rekrutimit nëkompanitëpërkatëse, duke iu përgjigjur kështu pyetjes hulumtuese: Cilat janë format e përzgjedhjes dhe rekrutimit në kompanitë ndërtimore në Prishtinë dhe rajon, të cilat ndikojnë në përzgjedhjen e stafit efektiv dhe rritjen e produktivitetit të kompanive ndërtimore? Mëpas do tëanalizojmëdhe do tëdiskutojmëpër rezultatete marra nga intervistat e bëra dhe nëfund do tëjapim rekomandimet tona nëlidhje me gabimet, tëcilat bëhen gjatëkëtij procesi dhe se si mund tërritet efektiviteti i këtyre proceseve, nga ana e kompanive ndërtimore.
Najdeno v: osebi
Ključne besede: postopek zaposlovanja, izbirni postopek, učinkovitost
Objavljeno: 13.07.2018; Ogledov: 2062; Prenosov: 167
.pdf Celotno besedilo (611,84 KB)

12.
Roli i zhvillimeve infrastrukturore në vendimin për blerjen e palujtshmërive analizë krahasimore në mes Prishtinës dhe Tiranës
Elita Çeku, 2016

Opis: Gjithnjë, duke e ndjerë problemin e nivelit të pamjaftueshëm të furnizimit me informata të domosdoshme për blerësit, ne do të vlerësojmë zhvillimet e përgjithshme infrastrukturore, që do të ndikonin tek ata gjatë analizës për marrjen e vendimit përfundimtar në blerjen e palujtshmërisë, me theks të veçantë shtëpisë-banesës. Jemi motivuar, që përmes këtij studimi, të hulumtojmë shkaqet praktike, teorike dhe shkencore, të cilat, si të tilla, janë të pranishme gjithandej në Prishtinë dhe në Tiranë. Kërkimin tonë, e kemi realizuar duke përdoruar dy metodat e hulumtimit shkencor të opinionit në formë paralele, përkatësisht, duke i kombinuar taktikat e hulumtimit shkencor si: metodën kuantitative dhe metodën kualitative, në dy kryeqytetet, Prishtinë dhe Tiranë. Pyetja qenësore, mbase, edhe dilema imediate në këtë studim është: Si ndikojnë zhvillimet infrastrukturore në marrjen e vendimit për blerjen e patundshmërisë nga blerësit?! Gjatë studimit tonë, hipotezat e ngritura, si të tilla, rezultuan të sukseshme. Përkatësisht, hipoteza 1: Zhvillimi i infrastrukturës PUBLIKE ndikon pozitivisht në vendimin për blerjen e palujtshmërisë, që është hulumtuar dhe është vërtetuar (1. parcialisht) me metodën kuantitative dhe kualitative në formë paralele, ndërsa hipoteza 2: Zhvillimi i infrastrukturës LIGJORE aktualisht nuk ka ndikim të ndjeshëm në vendimin për blerjen e palujtshmërisë dhe hipoteza 3: Zhvillimi i infrastrukturës SOCIALE ndikon pozitivisht në vendimin për blerjen e palujtshmërisë, përmes metodës së studimit kualitativ, përkatësisht, përmes konkluzioneve të nxjerrura nga intervistat me ekspertë të fushave relevante, në të dy qytetet, Prishtinë dhe Tiranë. Ngase, hulumtimi jonë është përmbajtësisht komperativ, gjatë këtij studimi, ne, mësuam se dallimet në rezultatet e hipotezave mes dy qyteteve janë vërejtur në shkallë të ulët dhe atë vetëm në pjesën e infrastrukturës publike, përkatësisht, në rëndësinë që ka pozicionimi i njësisë banesore në aspektin etazhor-katin. Derisa në Tiranë, etazhet e larta, gjithandej vlerësohen si më të dëshirueshme, në Prishtinë, akoma qëndron bindja se pozicioni më i ulët etazhor i njësisë banesore, në kuadër të objektit është më i kërkuar, mbase aktualisht edhe më i çmuar. Pra, ky është dhe mbetet dallimi, mbase edhe qenësor në komperacion: Prishtinë-Tiranë. Si rrjedhojë, ky studim në masë të caktuar përpiqet që t'iu shërbejë blerësve, fillimisht dhe jo vetëm atyre, mbase në të dy qytetet, që në një të ardhme të afërt të kenë të plotësuar boshllëkun, tashmë evident në këtë fushë, gjithnjë duke iu bërë të qartë blerësve rëndësinë imediate të këtyre zhvillimeve, me rastin e marrjes së vendimit për blerje.
Najdeno v: osebi
Objavljeno: 16.08.2018; Ogledov: 1728; Prenosov: 102
.pdf Celotno besedilo (854,81 KB)

13.
Sustainable building materials analysis case study
Eljesa Arifi, 2017

Opis: Baza e këtij hulumumtimi është të identifikohet funksioni dhe rëndësia e materialeve të qëndrueshme në kulturën ndërtimore në Kosovë. Materialet e qëndrueshme janë materialet të cilat tregojnë një përformancë të lartë gjatë gjithë ciklit të tyre jetësor duke filluar që nga fazat fillestare, mënyrës së prodhimit, përdorimit, ripërdorimit pastaj edhe reciklimit të tyre etj. Arsyeja kryesore për përzgjedhjen e këtij hulumtimi janë pikërisht problemet dhe çështjet e ngrohjes globale e që fatkeqësisht koncepti i qëndrueshmërisë në Kosovë nuk gjenë zbatim. Duke pasur parasysh që sektori i ndërtimtarisë në Kosovë është më i zhvilluari por në anën tjetër, mungon qasja dhe strategjitë për një zhvillim të qëndrueshëm. Prandaj qëllimi kryesor i këtij hulumtimi është pikërisht analizimi, hulumtimi i metodave dhe materialeve të qëndrueshme të cilat përdoren tek ne. Me qëllim që ky hulumtim të shërbejë si udhëzues për mundësinë e aplikimit të qëndrueshmërisë në Kosovë. Pas shumë analizave dhe studimeve se cili projekt do të ishte shembulli më i mirë dhe më adekuat ku është përqafuar qëndrueshmëria, ne kemi ardhur në përfundim që si rast studimor të merret ndërtesa e Klan Kosova-ish fabrika e Amortizerave. Ky transformim, i objektit të Klan Kosovës me destinacion dhe funksion të ri, duke aplikuar me mjeshtëri kërkesat e qëndrueshmërisë, ka qenë arsyeja dhe kureshtja për t`a bërë një studim të tillë. Prandaj ky studim analizon materialet të cilat përdoren në Kosovë dhe më specifikisht materialet të cilat janë përdorë në ndërtesën e renovuar të Klan Kosovës. Sipas të dhënave dhe përfundimeve të cilat kemi mundur t'i arrijmë, ne kemi konkluduar se hipotezat të cilat janë parashtruar kanë rezultat pozitiv. Në këtë mënyrë mund të themi aplikimi i materialeve të qëndrueshme është zgjidhje e nevojshme dhe fuqimisht e propozuar për kulturën ndërtimore në Kosovë sepse aplikimi dhe vetëdijësimi në aplikimin e këtyre materialeve konsiston në përfomancë të lartë gjatë ciklit jetësor të ndërtesës, ekuilibër mes impaktit social, mjedisor, ekonomik dhe një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm.
Najdeno v: osebi
Objavljeno: 16.08.2018; Ogledov: 2168; Prenosov: 109
.pdf Celotno besedilo (1,62 MB)

14.
Sfidat e procisit të vlerësimit të patundshmërive në Kosovë
Tringa Jashanica, 2017

Opis: Qëllimi i këtij hulumtimi është që me saktësi të identifikojmë faktorët që ndikojnë në vlerësimin e pronave të paluajtshme në Kosovë, gjegjësisht të gjitha sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen vlerësuesit tonë. Duke u nisur nga fakti, që fusha e vlerësimit të pronave është fushë tejet e re në Kosovë, ne do të përpiqemi të analizojmë se si funksionon ky proces në Kosovë, duke u munduar që gjithashtu të bëjmë një krahasim me vendet e zhvilluara. Në thelb, tregu i pasurive të paluajtshme kohëve të fundit është karakterizuar nga një zgjerim i vazhdueshëm, çoftë nga aspekti i investimeve, ashtu edhe nga aspekti i kontributit që ka dhënë, e veçanërisht në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Funksionet që ushtrohen në tregun e pasurive të paluajtshme, si vlerësimi, qiradhënia, hipotekimi, ndërtimi, gjeodezia e të tjera mund të konsiderohen me rëndësi të madhe, pasi që gjenerojnë transaksione të panumërta dhe vlera të larta financiare. Pavarësisht këtij fakti, megjithëse është karakterizuar nga një dinamizëm i madh, tregu sot ende përballet me një sërë problematikash që pengojnë në zhvillimin e tij. Si objektivë tjetër, është që gjithashtu të identifikojmë procesin e reformimit të tregut të pasurive të paluajtshme dhe të drejtave pronësore në vendin tonë. Mungesa e një sistemi të mirëfilltë të vlerësimit të pasurive të paluajtshme në treg, kërkon një analizë të detajuar mbi problematikat kryesore, duke filluar nga kuadri ligjor që rregullon procesin e vlerësimit e deri te dhënia e rekomandimeve mbi përmirësimet e mundshme në këtë fushë. Rezultatet e këtij studimi dëshmojnë se, ligji për vlerësime ka lënë shumë zbrastësira në shumë aspekte, ku si pasojë, procesi i vlerësimit të një prone në Kosovë ndikohet nga shumë faktorë institucional dhe ka mungesë të madhe bashkëpunimi, gjë e cila vështirëson në masë të madhe përmbylljen e një vlerësimi të mirëfilltë. Që të arrijmë në një konkluzion të mirëfilltë, në këtë studim si metodë kërkimore kemi përdorur metodën kualitative. Për shkak se natyra e temës ndërlidhet me këtë metodë, ne si instrument hulumtimi kemi përdorur pyetësorët dhe kemi intervistuar vetëm vlerësuesit profesional të pronave në Kosovë, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të dilnim me rezultate sa më të sakta. Gjithashtu, ne kemi parashtruar pyetjen kërkimore hulumtuese dhe kemi ngritur dy hipoteza që ndërlidhen drejtpërsëdrejti me natyrën e studimit. Gjithashtu, edhe pyetësori është përpiluar me pyetje profesionale që ndërlidhen me hipotezat, duke iu mundësuar ekspertëve që të japin përgjigje sa më të kënaqshme. Strukturimi i temës është bërë në atë mënyrë, duke e strukturuar atë në 7 kapituj, dhe duke e elaboruar secilin kapitull veçmas.Në bazë të testimit dy hipotezave, kemi arritur me një konkluzë përfundimtarë, kështu që konstatojmë që sfidat dhe problemet që ndërlidhen me vlerësimin e pasurive të paluajtshme në Kosovë janë mjaft të mëdha, andaj edhe kërkohet kohë që të evitojmë këto sfida.
Najdeno v: osebi
Objavljeno: 01.08.2018; Ogledov: 2064; Prenosov: 133
.pdf Celotno besedilo (1,12 MB)

15.
#The #role of emotional intelligence on the performance of real estate agents
Emblema Zeqiraj, 2016

Opis: Emotional Intelligence has gained an increased attention the latter years, since it has appeared to have a positive link with the job performance. There is not much empirical research that confirms the impact that emotional intelligence has on the performance of the real estate agents. The aim of this study is to explore the effect that emotional intelligence has on the performance of real estate agents. More specifically, the study investigates the relationship of each skill of emotional intelligence with the real estate agent's performance. The findings of this study indicate that emotional intelligence has a significant impact on job performance of the real estate agents, also that there is a positive relationship between the performance and the skills of emotional intelligence.
Najdeno v: osebi
Objavljeno: 16.08.2018; Ogledov: 2350; Prenosov: 126
.pdf Celotno besedilo (1,25 MB)

16.
E drejta e pronësisë
Lorana Berisha, 2017

Opis: Gruaja në Kosovë tradicionalisht është e përjashtuar nga e drejta e saj për trashëgimi në pasurinë e paluajtshme në familje dhe në shoqëri. Edhe pse flitet për ndryshim prirjesh në fushën e së drejtës, për rrjedhojë, edhe në respektim më të madh të së drejtës qe ka gruaja për trashëgim të pasurisë, rezultatet e studimeve e tregojnë të kundërtën. Në hulumtimin e realizuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore (2011), 40.8% e grave të anketuara mendojnë se trashëgimia rregullohet sipas traditës dhe zakoneve. Megjithatë, mungojnë të dhenat mbi praktikat aktuale të ndarjes së pasurisë dhe linjat e ndikimit. Së këndejmi, ky studim ka për qëllim që të qartësojë praktikat ekzistuese të ndarjes së pasurisë në rajonin e Prishtinës dhe identifikimin e tendencave që mund të kenë praktikat të ndarjes së pasurisë së paluajtshme në vitet e ardhshme, Në veçanti, ky studimi përpiqet që të identifikojë bazën ligjore, morale apo kulturore mbi të cilën bëhet ndarja e pasurisë, duke ekzaminuar ndikimin dhe përdorimin në praktikë të ligjeve dhe traditës apo zakoneve. Për të realizuar një studim të tillë, do te zbatohet metodologjia kualitative dhe kuantitative. Përpos metodës së anketimit do te aplikohet edhe intervista gjysëm e strukturuar. Nëpërmjet përzgjedhjes së rastësishme te praktikave konkrete, personale apo kolektive, është realizuar anketimi i 172 pjesëmarrëseve në rajonin e Prishtinës. Ndërsa 10 raste të tjera janë përzgjedhur për të realizuar intervista etnografike gjysëm te stukturuara. Gjithashtu i kemi parashtruar tri hipoteza të cilat na kanë ndihmuar në arrtitjen e rezultateve. Në bazë të gjetjeve tona, ne mund të konkludojmë që të tri hipotezat janë konfirmuar si pozitive, që do të thotë te drejtat e femrave nuk respektohen sipas ligjit për trashëgimi të pronës por sipas kanunit dhe zakoneve. Përfundimisht, shpresoj që me këtë punim të kontribuojë në sjelljen e të dhënave që mund të nxisin debatin mbi këtë temë dhe të shtyjnë përpara respektimin e ligjeve, që të ju japin të drejtën grave pë trashëgimi në pronën familijare.
Najdeno v: osebi
Objavljeno: 16.08.2018; Ogledov: 2208; Prenosov: 115
.pdf Celotno besedilo (1,15 MB)

17.
Impact of bank procedures and politics for mortgage loans in real estate market
Ylli Alaj, 2017

Najdeno v: osebi
Objavljeno: 22.08.2018; Ogledov: 1717; Prenosov: 113
.pdf Celotno besedilo (1,26 MB)

18.
Analiza e cilësisë së materialeve ndërtimore në rajonin e Gjilanit
Vjosa Baftiu, 2017

Najdeno v: osebi
Objavljeno: 22.08.2018; Ogledov: 1849; Prenosov: 116
.pdf Celotno besedilo (1,37 MB)

19.
Struktura organizative e kompanive ndërtimore dhe infrastrukturale në komunën e Podujevës
Valban Shabani, 2016

Najdeno v: osebi
Objavljeno: 03.09.2018; Ogledov: 1693; Prenosov: 111
.pdf Celotno besedilo (1,14 MB)

20.
Ekonomia digjitale
Sara Sadiku, 2016

Najdeno v: osebi
Objavljeno: 11.09.2018; Ogledov: 1685; Prenosov: 111
.pdf Celotno besedilo (1,92 MB)

Iskanje izvedeno v 0 sek.
Na vrh