Repository of colleges and higher education institutions

Search the repository
A+ | A- | Help | SLO | ENG

Query: search in
search in
search in
search in

Options:
  Reset


1531 - 1540 / 2010
First pagePrevious page150151152153154155156157158159Next pageLast page
1531.
1532.
Varnostni sistem na sodiščih
Tjaša Berce, 2010

Keywords: varnost, sistem, sodišče, varovanje sodišč, ogroženost, varnostnik, varnostna služba, policija
Published: 01.08.2018; Views: 2679; Downloads: 120
.pdf Fulltext (619,03 KB)

1533.
1534.
1535.
1536.
Sfidat e procisit të vlerësimit të patundshmërive në Kosovë
Tringa Jashanica, 2017

Abstract: Qëllimi i këtij hulumtimi është që me saktësi të identifikojmë faktorët që ndikojnë në vlerësimin e pronave të paluajtshme në Kosovë, gjegjësisht të gjitha sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen vlerësuesit tonë. Duke u nisur nga fakti, që fusha e vlerësimit të pronave është fushë tejet e re në Kosovë, ne do të përpiqemi të analizojmë se si funksionon ky proces në Kosovë, duke u munduar që gjithashtu të bëjmë një krahasim me vendet e zhvilluara. Në thelb, tregu i pasurive të paluajtshme kohëve të fundit është karakterizuar nga një zgjerim i vazhdueshëm, çoftë nga aspekti i investimeve, ashtu edhe nga aspekti i kontributit që ka dhënë, e veçanërisht në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Funksionet që ushtrohen në tregun e pasurive të paluajtshme, si vlerësimi, qiradhënia, hipotekimi, ndërtimi, gjeodezia e të tjera mund të konsiderohen me rëndësi të madhe, pasi që gjenerojnë transaksione të panumërta dhe vlera të larta financiare. Pavarësisht këtij fakti, megjithëse është karakterizuar nga një dinamizëm i madh, tregu sot ende përballet me një sërë problematikash që pengojnë në zhvillimin e tij. Si objektivë tjetër, është që gjithashtu të identifikojmë procesin e reformimit të tregut të pasurive të paluajtshme dhe të drejtave pronësore në vendin tonë. Mungesa e një sistemi të mirëfilltë të vlerësimit të pasurive të paluajtshme në treg, kërkon një analizë të detajuar mbi problematikat kryesore, duke filluar nga kuadri ligjor që rregullon procesin e vlerësimit e deri te dhënia e rekomandimeve mbi përmirësimet e mundshme në këtë fushë. Rezultatet e këtij studimi dëshmojnë se, ligji për vlerësime ka lënë shumë zbrastësira në shumë aspekte, ku si pasojë, procesi i vlerësimit të një prone në Kosovë ndikohet nga shumë faktorë institucional dhe ka mungesë të madhe bashkëpunimi, gjë e cila vështirëson në masë të madhe përmbylljen e një vlerësimi të mirëfilltë. Që të arrijmë në një konkluzion të mirëfilltë, në këtë studim si metodë kërkimore kemi përdorur metodën kualitative. Për shkak se natyra e temës ndërlidhet me këtë metodë, ne si instrument hulumtimi kemi përdorur pyetësorët dhe kemi intervistuar vetëm vlerësuesit profesional të pronave në Kosovë, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të dilnim me rezultate sa më të sakta. Gjithashtu, ne kemi parashtruar pyetjen kërkimore hulumtuese dhe kemi ngritur dy hipoteza që ndërlidhen drejtpërsëdrejti me natyrën e studimit. Gjithashtu, edhe pyetësori është përpiluar me pyetje profesionale që ndërlidhen me hipotezat, duke iu mundësuar ekspertëve që të japin përgjigje sa më të kënaqshme. Strukturimi i temës është bërë në atë mënyrë, duke e strukturuar atë në 7 kapituj, dhe duke e elaboruar secilin kapitull veçmas.Në bazë të testimit dy hipotezave, kemi arritur me një konkluzë përfundimtarë, kështu që konstatojmë që sfidat dhe problemet që ndërlidhen me vlerësimin e pasurive të paluajtshme në Kosovë janë mjaft të mëdha, andaj edhe kërkohet kohë që të evitojmë këto sfida.
Published: 01.08.2018; Views: 2081; Downloads: 133
.pdf Fulltext (1,12 MB)

1537.
1538.
1539.
1540.
Search done in 0 sec.
Back to top