Repository of colleges and higher education institutions

Search the repository
A+ | A- | Help | SLO | ENG

Query: search in
search in
search in
search in

Options:
  Reset


1 - 1 / 1
First pagePrevious page1Next pageLast page
1.
Roli i zhvillimeve infrastrukturore në vendimin për blerjen e palujtshmërive analizë krahasimore në mes Prishtinës dhe Tiranës
Elita Çeku, 2016

Abstract: Gjithnjë, duke e ndjerë problemin e nivelit të pamjaftueshëm të furnizimit me informata të domosdoshme për blerësit, ne do të vlerësojmë zhvillimet e përgjithshme infrastrukturore, që do të ndikonin tek ata gjatë analizës për marrjen e vendimit përfundimtar në blerjen e palujtshmërisë, me theks të veçantë shtëpisë-banesës. Jemi motivuar, që përmes këtij studimi, të hulumtojmë shkaqet praktike, teorike dhe shkencore, të cilat, si të tilla, janë të pranishme gjithandej në Prishtinë dhe në Tiranë. Kërkimin tonë, e kemi realizuar duke përdoruar dy metodat e hulumtimit shkencor të opinionit në formë paralele, përkatësisht, duke i kombinuar taktikat e hulumtimit shkencor si: metodën kuantitative dhe metodën kualitative, në dy kryeqytetet, Prishtinë dhe Tiranë. Pyetja qenësore, mbase, edhe dilema imediate në këtë studim është: Si ndikojnë zhvillimet infrastrukturore në marrjen e vendimit për blerjen e patundshmërisë nga blerësit?! Gjatë studimit tonë, hipotezat e ngritura, si të tilla, rezultuan të sukseshme. Përkatësisht, hipoteza 1: Zhvillimi i infrastrukturës PUBLIKE ndikon pozitivisht në vendimin për blerjen e palujtshmërisë, që është hulumtuar dhe është vërtetuar (1. parcialisht) me metodën kuantitative dhe kualitative në formë paralele, ndërsa hipoteza 2: Zhvillimi i infrastrukturës LIGJORE aktualisht nuk ka ndikim të ndjeshëm në vendimin për blerjen e palujtshmërisë dhe hipoteza 3: Zhvillimi i infrastrukturës SOCIALE ndikon pozitivisht në vendimin për blerjen e palujtshmërisë, përmes metodës së studimit kualitativ, përkatësisht, përmes konkluzioneve të nxjerrura nga intervistat me ekspertë të fushave relevante, në të dy qytetet, Prishtinë dhe Tiranë. Ngase, hulumtimi jonë është përmbajtësisht komperativ, gjatë këtij studimi, ne, mësuam se dallimet në rezultatet e hipotezave mes dy qyteteve janë vërejtur në shkallë të ulët dhe atë vetëm në pjesën e infrastrukturës publike, përkatësisht, në rëndësinë që ka pozicionimi i njësisë banesore në aspektin etazhor-katin. Derisa në Tiranë, etazhet e larta, gjithandej vlerësohen si më të dëshirueshme, në Prishtinë, akoma qëndron bindja se pozicioni më i ulët etazhor i njësisë banesore, në kuadër të objektit është më i kërkuar, mbase aktualisht edhe më i çmuar. Pra, ky është dhe mbetet dallimi, mbase edhe qenësor në komperacion: Prishtinë-Tiranë. Si rrjedhojë, ky studim në masë të caktuar përpiqet që t'iu shërbejë blerësve, fillimisht dhe jo vetëm atyre, mbase në të dy qytetet, që në një të ardhme të afërt të kenë të plotësuar boshllëkun, tashmë evident në këtë fushë, gjithnjë duke iu bërë të qartë blerësve rëndësinë imediate të këtyre zhvillimeve, me rastin e marrjes së vendimit për blerje.
Found in: osebi
Published: 16.08.2018; Views: 1777; Downloads: 103
.pdf Fulltext (854,81 KB)

Search done in 0 sec.
Back to top