Repository of colleges and higher education institutions

Search the repository
A+ | A- | Help | SLO | ENG

Query: search in
search in
search in
search in

Options:
  Reset


1 - 1 / 1
First pagePrevious page1Next pageLast page
1.
E drejta e pronësisë
Lorana Berisha, 2017

Abstract: Gruaja në Kosovë tradicionalisht është e përjashtuar nga e drejta e saj për trashëgimi në pasurinë e paluajtshme në familje dhe në shoqëri. Edhe pse flitet për ndryshim prirjesh në fushën e së drejtës, për rrjedhojë, edhe në respektim më të madh të së drejtës qe ka gruaja për trashëgim të pasurisë, rezultatet e studimeve e tregojnë të kundërtën. Në hulumtimin e realizuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore (2011), 40.8% e grave të anketuara mendojnë se trashëgimia rregullohet sipas traditës dhe zakoneve. Megjithatë, mungojnë të dhenat mbi praktikat aktuale të ndarjes së pasurisë dhe linjat e ndikimit. Së këndejmi, ky studim ka për qëllim që të qartësojë praktikat ekzistuese të ndarjes së pasurisë në rajonin e Prishtinës dhe identifikimin e tendencave që mund të kenë praktikat të ndarjes së pasurisë së paluajtshme në vitet e ardhshme, Në veçanti, ky studimi përpiqet që të identifikojë bazën ligjore, morale apo kulturore mbi të cilën bëhet ndarja e pasurisë, duke ekzaminuar ndikimin dhe përdorimin në praktikë të ligjeve dhe traditës apo zakoneve. Për të realizuar një studim të tillë, do te zbatohet metodologjia kualitative dhe kuantitative. Përpos metodës së anketimit do te aplikohet edhe intervista gjysëm e strukturuar. Nëpërmjet përzgjedhjes së rastësishme te praktikave konkrete, personale apo kolektive, është realizuar anketimi i 172 pjesëmarrëseve në rajonin e Prishtinës. Ndërsa 10 raste të tjera janë përzgjedhur për të realizuar intervista etnografike gjysëm te stukturuara. Gjithashtu i kemi parashtruar tri hipoteza të cilat na kanë ndihmuar në arrtitjen e rezultateve. Në bazë të gjetjeve tona, ne mund të konkludojmë që të tri hipotezat janë konfirmuar si pozitive, që do të thotë te drejtat e femrave nuk respektohen sipas ligjit për trashëgimi të pronës por sipas kanunit dhe zakoneve. Përfundimisht, shpresoj që me këtë punim të kontribuojë në sjelljen e të dhënave që mund të nxisin debatin mbi këtë temë dhe të shtyjnë përpara respektimin e ligjeve, që të ju japin të drejtën grave pë trashëgimi në pronën familijare.
Found in: osebi
Published: 16.08.2018; Views: 2270; Downloads: 116
.pdf Fulltext (1,15 MB)

Search done in 0 sec.
Back to top