Repozitorij samostojnih visokošolskih in višješolskih izobraževalnih organizacij

Iskanje po repozitoriju
A+ | A- | Pomoč | SLO | ENG

Iskalni niz: išči po
išči po
išči po
išči po

Možnosti:
  Ponastavi


1 - 3 / 3
Na začetekNa prejšnjo stran1Na naslednjo stranNa konec
1.
Analysis of thermal insulation materials for energy savings of buildings in Prishtina
Donat Dragusha, 2016

Opis: Ky punim kërkimorka për qëllim analizën e materialeve termoizoluese në kursimin e energjisë në objektet e Prishtinës. Interesimi im ka të bëjë që të njoftohem se sa janë qytetaret të informuar për këtë, dhe se sa nga ata kanë praktikuar sistemin e termoizolimit nepër shtëpitë e tyre dhe çfarë ndikimi ka pasur në kursimin e energjisë, poashtu si ka ndikuar në konforin e shtëpisë, sa janë të kënaqur dhe dëshiroj të di se sa kanë mundur të vërejnë ndryshimet pas aplikimit të masave termoizoluese. Gjithashtu qellimi i cili deshirojë që të arrijë në lidhje me temen është të definojë dhe të vërtetoj hulumtimet për secilin material termoizolues të cilët më hynë në punë si p.sh stiropori,leshguri, dritaret termoizoluese etj. Në bazë të disa nga analizat të cilat janë vertetuar do të nxjerr dallimin e disa objekteve të cilat nga materialet e vjetëra janë renovuar dhe i është berë termoizolimi i përkryerë dhe do të behet një llogaritje e cila na tregon humbjet e energjisë po në atë objektë para dhe pasiqë i është berë termoizolimi adekuat. Secili material termoizolues ka vetit e veta dhe përqindjen,se sa ndikon në kursimin e energjisë efiqiente.Termoizolimi ka përparsi të shumta, nëse praktikohet si duhet sepse tek ne temperaturat gjatë dimërit janë të ftofta dhe objektet e termoizoluara ruajnë energjinë mbrenda mureve, ndërsa gjatë veresë mbanë ambientin e freskët. Në ketë punim kerkimor metodat të cilat do i përdor do të jenë : Metoda kualitative dhe ajo kuantitative,gjithashtu do të bejë edhe intervista me persona të cilet kanë termoizolim standard në objektet e tyre. Analiza teorike si dhe Anketa me ekspert të kesaj lëmie. Gjatë gjithë këti mundi presë të marr përgjigjëje të argumentuar dhe fikse që materiali i cili do futet në temë të përmbushë të gjitha kriteret që kerkohen për një punim diplome.
Najdeno v: osebi
Objavljeno: 13.07.2018; Ogledov: 1594; Prenosov: 132
.pdf Celotno besedilo (1,22 MB)

2.
Energy efficiency of buildings in Kosovo evaluation of building blocks
Butrint Veselaj, 2016

Opis: Qëllimi i këtij studimi është që të ofrohen njohuri se efiçienca e energjisë ul koston e shpenzimeve dhe mbron mjedisin. Energjia dhe burimet e mjaftueshme të saj përbëjnë një nga sfidat më të mëdha të civilizimit njerëzor, e sidomos të vendeve në zhvillim siç është Kosova. Mungesa e burimeve të mjaftueshme të energjisë ka ngritur nevojën për shfrytëzim sa më efiçient të energjisë. Duke i pasur parasysh këto sfida, efiçienca e energjisë konsiderohet si një metodë e mirë për të reduktuar dhe për të vënë nën kontroll nxitimin enorm në shfrytëzimin e energjisë. Në këtë studim do të hulumtohen problemet që lidhen me efiçiencën e energjisë në ndërtesa. Në këtë aspekt bëhet shumë i nevojshëm studimi i faktorëve që shpiejnë në humbje të nxehtësisë në to, dhe gjetja e mënyrave për të minimizuar këto humbje. Për më shumë, një shumicë e madhe e shtëpive dhe banesave në Kosovë përdorin energjinë elektrike për ngrohje, gjë që e bën efiçiencën e energjisë të jetë në një nivel alarmant të ulët. Jemi motivuar, që përmes këtij studimi, të hulumtojmë shkaqet praktike, teorike dhe shkencore në aspektin e efiçiencës së energjisë së ndërtesave në Kosovë. Studimin tonë e kemi realizuar duke përdorur dy metoda hulumtuese shkencore të cilat i kemi kombinuar në aspektin shkencor dhe na kanë dhënë rezultat pozitiv. Metodat hulumtuese të cilat janë përdorur në këtë studim janë: metoda kuantitative dhe metoda kualitative. Gjatë studimit tonë hipotezat e ngritura si të tilla rezultuan të sukseshme, të cilat u vërtetuan nga metodat hulumtuese. Hulumtimi ynë përmbajtësisht është studim i cili na mëson për efiçiencën e energjisë, çka na shërben ajo dhe çfarë fitojmë prej saj. Poashtu përpiqet që t%iu shërbejë qytetarëve se pse na duhet të zbatojmë masast e EE-së në ndërtesa.
Najdeno v: osebi
Objavljeno: 17.08.2018; Ogledov: 1525; Prenosov: 114
.pdf Celotno besedilo (1,03 MB)

3.
The impact of photovoltaic panels in energy saving, comfort and release of greenhouse gases in Kosovo
Gramoz Rexhepi, 2016

Opis: Qëllimi i këtij punimi është hulumtimi i përhapjes së sisteme vefotovoltaike në Kosovë, a janë të informuar mirë qytetarët rreth këtij sistemi, sa është i shfaqur interesimi i qytetarëvepër aplikimin e fotovoltaikëve në shtëpitëe tyre, si ndikon në komforin e shtëpisë, si ndikon në efiçiencën e energjisë, si ndikon në lirimin e gazrave serë si dhe të analizoj mundësitëe mëtutjeshme të zhvillimit të këtij sistemi. Rezultatin të cilin epres nga ky hulumtim është se dua të vërtetoj që mundësitëe përdorimit të fotovoltaikëve janë mjaft të mëdha duke pasur parasysh klimën që kemi në vendin tonë, të mirat që i ofron ky sistem si dhe përdorimi shumë i lehtë dhe efikas.Si rrjedhojë, përparësitë janë shumë më tëmëdha për arsye se kemi të bëjmë me një burim të ripërtërishëm të energjisë, qëdo të thotë se prodhohet energji për aq kohë sa do ketë diell. Pra do të thotë që kjo energjiështë energji afatgjate. Metodat të cilat do të përdoren në shtjellimin e kësaj teme janë: metoda kualitative dhe ajo kuantitative. Do të bëhenkërkime dhe analiza të ndryshme duke përfshirë analiza teorike, metoda krahasuese, intervista si dhe anketa me përdoruesit e fotovolatikëve, me kompanitëtë cilat merren me shitjen dhe montimine fotovoltaikëve si dhe me ekspertë të kësaj fushe. Përmes këtyre metodave hulumtuese do të mundohem që materialet dhe përgjigjet që do ti marr, të jenë të dhëna të sakta dhe sa më të kuptueshme në mënyrë që tema ime e diplomës t'i plotësojëstandardet të cilat duhet ti përmbushënjë temë e diplomës.
Najdeno v: osebi
Objavljeno: 21.08.2018; Ogledov: 1351; Prenosov: 106
.pdf Celotno besedilo (1,79 MB)

Iskanje izvedeno v 0 sek.
Na vrh