Title: | Sfidat e procisit të vlerësimit të patundshmërive në Kosovë : bachelor diploma thesis |
---|
Authors: | ID Jashanica, Tringa (Author) ID Hoxha, Visar (Mentor) More about this mentor... |
Files: | RAZ_Jashanica_Tringa_i2017.pdf (1,12 MB) MD5: ED29DF3FCAFBF356463D5D304AEE2F5A
|
---|
Language: | Slovenian |
---|
Work type: | Bachelor thesis/paper |
---|
Typology: | 2.11 - Undergraduate Thesis |
---|
Organization: | EVRO-PF - Nova Univerza - European Faculty of Law
|
---|
Abstract: | Qëllimi i këtij hulumtimi është që me saktësi të identifikojmë faktorët që ndikojnë në vlerësimin e pronave të paluajtshme në Kosovë, gjegjësisht të gjitha sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen vlerësuesit tonë. Duke u nisur nga fakti, që fusha e vlerësimit të pronave është fushë tejet e re në Kosovë, ne do të përpiqemi të analizojmë se si funksionon ky proces në Kosovë, duke u munduar që gjithashtu të bëjmë një krahasim me vendet e zhvilluara. Në thelb, tregu i pasurive të paluajtshme kohëve të fundit është karakterizuar nga një zgjerim i vazhdueshëm, çoftë nga aspekti i investimeve, ashtu edhe nga aspekti i kontributit që ka dhënë, e veçanërisht në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Funksionet që ushtrohen në tregun e pasurive të paluajtshme, si vlerësimi, qiradhënia, hipotekimi, ndërtimi, gjeodezia e të tjera mund të konsiderohen me rëndësi të madhe, pasi që gjenerojnë transaksione të panumërta dhe vlera të larta financiare. Pavarësisht këtij fakti, megjithëse është karakterizuar nga një dinamizëm i madh, tregu sot ende përballet me një sërë problematikash që pengojnë në zhvillimin e tij. Si objektivë tjetër, është që gjithashtu të identifikojmë procesin e reformimit të tregut të pasurive të paluajtshme dhe të drejtave pronësore në vendin tonë. Mungesa e një sistemi të mirëfilltë të vlerësimit të pasurive të paluajtshme në treg, kërkon një analizë të detajuar mbi problematikat kryesore, duke filluar nga kuadri ligjor që rregullon procesin e vlerësimit e deri te dhënia e rekomandimeve mbi përmirësimet e mundshme në këtë fushë. Rezultatet e këtij studimi dëshmojnë se, ligji për vlerësime ka lënë shumë zbrastësira në shumë aspekte, ku si pasojë, procesi i vlerësimit të një prone në Kosovë ndikohet nga shumë faktorë institucional dhe ka mungesë të madhe bashkëpunimi, gjë e cila vështirëson në masë të madhe përmbylljen e një vlerësimi të mirëfilltë. Që të arrijmë në një konkluzion të mirëfilltë, në këtë studim si metodë kërkimore kemi përdorur metodën kualitative. Për shkak se natyra e temës ndërlidhet me këtë metodë, ne si instrument hulumtimi kemi përdorur pyetësorët dhe kemi intervistuar vetëm vlerësuesit profesional të pronave në Kosovë, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të dilnim me rezultate sa më të sakta. Gjithashtu, ne kemi parashtruar pyetjen kërkimore hulumtuese dhe kemi ngritur dy hipoteza që ndërlidhen drejtpërsëdrejti me natyrën e studimit. Gjithashtu, edhe pyetësori është përpiluar me pyetje profesionale që ndërlidhen me hipotezat, duke iu mundësuar ekspertëve që të japin përgjigje sa më të kënaqshme. Strukturimi i temës është bërë në atë mënyrë, duke e strukturuar atë në 7 kapituj, dhe duke e elaboruar secilin kapitull veçmas.Në bazë të testimit dy hipotezave, kemi arritur me një konkluzë përfundimtarë, kështu që konstatojmë që sfidat dhe problemet që ndërlidhen me vlerësimin e pasurive të paluajtshme në Kosovë janë mjaft të mëdha, andaj edhe kërkohet kohë që të evitojmë këto sfida. |
---|
Place of publishing: | Ljubljana |
---|
Place of performance: | Ljubljana |
---|
Publisher: | [T. Jashanica] |
---|
Year of publishing: | 2017 |
---|
Year of performance: | 2017 |
---|
Number of pages: | VI, 54 str. |
---|
PID: | 20.500.12556/ReVIS-4453 |
---|
COBISS.SI-ID: | 2053171894 |
---|
UDC: | 332.2(497.115)(043.2) |
---|
Note: | Dipl. delo 1. stopnje bolonjskega študija;
|
---|
Publication date in ReVIS: | 01.08.2018 |
---|
Views: | 2475 |
---|
Downloads: | 136 |
---|
Metadata: | |
---|
:
|
Copy citation |
---|
| | | Share: | |
---|
Hover the mouse pointer over a document title to show the abstract or click
on the title to get all document metadata. |